Autoritetet kanë mundur të zbardhin plagosjen me armë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Bushkash të Matit.

Fillimisht policia mori informacion se Gj.Rica ishte vetëplagosur me armë zjarri. Kjo pasi vetë 50-vjeçari deklaroi para autoriteteve se ishte vetëplagosur. Por grupi hetimor që u ngrit për rastin krijoi dyshime se ky version nuk qëndronte, bazuar edhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të saj.

Kështu brenda pak orësh, policia arriti të zbardhë ngjarjen dhe vuri në pranga autorin e vërtetë të saj. Ai është Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan

Sipas policisë, dyshimet janë se Braca e ka plagosur 50-vjeçarin Rica për motive të dobëta në ambientet e jashtme të banesës së tij.

59-vjeçari u kap në Stojan dhe në operacionin për arrestimin e tij u angazhuan 15 forca policie. Në banesë autorit iu gjet edhe arma e gjahut e përdorur për plagosjen.

/tvklan.al