Shumë familje nuk e dinë se çfarë do të ndodh me shtëpitë

Këta janë Sulejman dhe Hajrie Kasa. Shtëpia e tyre është dëmtuar në tërmetin e 26 Nëntorit dhe është shpallur e pa banueshme.

9 muaj pas tërmetit, dy të moshuarit tregojnë se nuk e dinë fatin e banesës së tyre. Edhe pse grupet e inspektimit u kanë thënë që banesa do të rindërtohet, ata janë në pritje të një vendimi zyrtar.

Mes lotëve, 82-vjeçari tregon se do të hyjë në shtëpinë e tij para se të ikë nga jetë.

Klan Plus u interesua pranë Bashkisë së Vorës për procesin e rindërtimit në Njësinë Administrative të Prezës. Dhe sipas tyre në këtë njësi ka nisur procesi i rindërtimit për 3-4 objekte.

Për një pjesë tjetër të dosjeve është duke u bërë verifikimi i dokumentacionit, por dhe i pronave, nëse të dëmtuarit kanë banesa të tjera në pronësi.

Në këtë njësi administrative, veç banesave individuale dëmtime nga tërmeti pati edhe kulla e Kalasë së Prezës. Edhe ky monument kulture është në pritje të rindërtimit.

Klan Plus