Bologna e njofton afrimin e Barrow në një mënyrë origjinale

Një prezantim të tillë nuk e kishim parë. Klubi i Bologna gjeti një mënyrë tepër origjinale për të njoftuar afrimin e Musa Barrow. Futbollistët e skuadrës Riccardo Orsolini e Gabriele Corbo u bënë pjesë e një loje elektronike dhe vendosin ta marrin qendërsulmusin nga Atalanta.

Videoloja tregon momentet më të rëndësishme të negociatave që përfundon me një shtrëngim dore me trajneri Sinisa Mihajlovic. Më pas nga loja në realitet, ku Barrow shfaqet i veshur me fanellën e Bologna mes shokëve të ekipit. 21-vjeçari nga Gambia, i rritur tek akademia e Atalanta gjeti pak hapësira këtë sezon me bergaskët. Musa Barrow u huazua deri në 30 qershor të 2021.

Tv Klan