Rama: Janë projekte të gjeneratës së ardhshme

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit të kësaj të mërkure të zhvilluar online u prezantuan planet e rindërtimit nga tërmeti për Tiranën dhe Durrësin.

Të pranishëm këtë herë ishin edhe arkitektët e italianë Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, të cilët kanë projektuar 2 lagjet e reja, njëra pranë lumit të Tiranës, e tjetra në zonën e Spitallës në Durrës. Për kryeministrin Rama, bëhet fjalë për projekte të gjeneratës së ardhshme.

Arlitekti Italian Stefano Boeri tha se ideja mbështet planin për Tiranën policenitike.

Ky projekt sipas Kryebashkiakut të Tiranës do të ndihmojë edhe në uljen e të pastrehëve. Afatet se kur do të rinisë puna i dha Ministri i Rindërtimit.

Projektet e reja kanë kryefjalë gjelbërimin pasi 2/3 e sipërfaqes do të jetë e tillë. Këtu do të zbatohen edhe tarracat e gjelbra.

Tv Klan