Brendi i modës PrettyLittleThing, është vlerësuar shumë pas prezantimit për herë të parë të modeleve me hixhab, në promovimin e koleksionit të ri.

PrettyLittleThing, kishte zgjedhur Billy Marsal, një vajzë të instagramit me shumë ndjekës e cila përveç se ishte me mbulesë, po ashtu ishte  “plus size”.

Blerësit kanë vlerësuar shumë brendin për zgjedhjen e fotografive të grave të veshura me hixhabe dhe për zgjedhjen e modeleve “plus size”

Billy e cila ka më shumë se 115,000 ndjekës në Instagram, ka publikuar fotografitë që ka bërë për faqen e modës, duke treguar se ishte femra e parë më hixhab që ka pozuar për markën.

Postimi i saj mori shumë lavdërime. Të gjithë ndjekësit treguan mbështetje dhe mbetën të impresionuar nga PrettyLittleThing, për pranimin e ndryshimeve në botën e modës, duke iu ofruar mundësi edhe femrave “plus size” dhe atyre të mbuluara./tvklan.al