Mesfushori pranon se Xavi ishte ai që e bindi të transferohej te Barcelona

Mundësia për të luajtur nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez ishte vendimtare për të bindur Franck Kessie të transferohet te Barcelona. 25-vjeçari është prezantuar para tifozëve katalanas, me të cilët ka premtuar fitimin e titujve.

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj familjeje dhe këtij klubi të madh. Kur një trajner i madh si Xavi ju thërret, ju shihni se loja jote ia ka vlejtur. Jam në dispozicionin e tij dhe do të jetë ai që do të vendosë pozicionin tim në fushë”.

25-vjeçari u largua nga Milani në fundin e kontratës së tij, duke firmosur për 4 vitet e ardhshme me gjigandin spanjoll. Katalanasit po tentojnë që të rikthehen kompetitiv në sezonin e ri, prandaj po kërkojnë gjak të ri në skuadër. Kessie që është aktivizuar në 58 ndeshje me kombëtaren e Bregut të Fildishtë është njëri nga dy blerjet e reja e Barcelonës deri në këto momente së bashku me mbrojtësin, Andreas Christensen.

Klan News