Turqia prezanton makinën e parë prodhim Made in Turkey. Ajo është e markës TM 280 dhe është automjet elektrik. Automjeti shpenzon 10 lira për 100 km dhe çmimi fillestar i saj është 200 mijë lira.

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit Presidenti turk Erdogan e quajti prodhimin e makinës së parë vendase si një ëndërr 60-vjeçare.

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare. Mbi 100 inxhinierë turq punuan ditë e natë për realizimin e projektit të automobilit të Turqisë”.

Erdogan dhe Ministri i Inovacionit, Mustafa Varan ishin të parët që hipën në makinën e re TM 280. Qeveria turke ka gati edhe investimin për ndërtimin e fabrikës ku do të prodhohet automjeti i ri turk, një investim që kap vlerën 22 miliardë lira.

Aty do të punësohen 4000 persona nga të cilët 300 do të jenë të huaj dhe të kualifikuar në sektorin e prodhimit të automjeteve. Deri më sot Turqia ka nxjerrë në treg automjete pjesët e të cilave prodhoheshin në vende të tjera ndërsa tani gjithçka do të jetë prodhim 100% turk.

Klan Plus