Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza do të ketë dy spitale të rinj, një projekt i cili do të kushtojë 25 milionë euro. Në prezantimin e projektit, Kryeministri Edi Rama tha se ai rregullon mënyrën e trajtimit të pacientëve dhe vizitorëve në brendësi të qendrës spitalore.

Kreu i qeverisë përsëriti premtimin për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët në fillim të vitit të ardhshëm, por shprehu edhe një prej sfidave më të mëdha në sistemin shëndetësor, për të paguar mjekët në bazë të punës.

Projekti parashikon që brenda 30 muajsh të ndërtohet spitali i ri i sëmundjeve të brendshme me një vlerë 11 milionë euro, me kapacitet prej 345 shtretër dhe 14 shërbime mjekësore. Pas 9 muajsh do të përfundojë spitali i ri i kirurgjisë me 7 salla operacioni dhe me një kapacitet prej 120 shtretërish.

Tv Klan