Prezantohet zyrtarisht projekti i sheshit fundor në Bulevardin e Ri në kryeqytet, si një nga arteriet e së ardhmes për metropolin shqiptar. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë këtij projekti realizohen ambiciet për një pikë të rëndësishme dhe moderne.  

Veliaj u shpreh se përgjatë bulevardit të ri do jenë edhe një sërë institucionesh të rëndësishme, duke ftuar njëkohësisht edhe të tjera t’i bashkohen.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se projekti i sheshit fundor në Bulevardin e Ri synon të mbledhë pranë vetes edhe struktura hoteliere ndërkombëtare duke e kthyer në destinacion këtë zonë.

Klan News