Kosova pritet të ketë një stadium të ri Kombëtar. Arena e re e përfaqësueses dardane do të ngrihet në afërsi të Drenasit dhe pritet të ketë një kapacitet prej 30 mijë vendesh. Projekti u prezantua të premten në Prishtinë tregoi se stadiumi do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës: Republika e Kosovës duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan gjithsesi dhe ky duhet të ndërtohet dhe të fillojë këtë vit. Këta djem janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme.

Kërkesat e shumta për bileta e bëjnë tepër të vogël stadiumin “Fadil Vokrri”

Agim Ademi, President i FFK-së: Ndihem shumë mirë që ky projekt po jetësohet, jo vetëm për futbollistët tanë, por edhe për tifozët pasi kërkesat janë shumë të mëdha. Ne aktualisht e kemi stadiumin “Fadil Vokrri” me 12 mijë ulëse derisa kërkesa online për bileta për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës është 100 mijë.

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Kosova i zhvilloi ndeshjet e para zyrtare në “Loro Boriçi” të Shkodrës

Tv Klan