Tirana do të ketë një stadium të ri pas rreth 2 vitesh. Arena e re e Kombëtares do të ndërtohet aty ku sot është stadiumi “Qemal Stafa”. Kapaciteti i tij do të jetë 22 mijë vendesh, me synimin për ta kthyer në një pikë referimi për qytetin, jo vetëm në ditën kur do të ketë një ndeshje futbolli. Projekti është i studios italiane “Archea”, që më parë ka ideuar stadiumin e Udinese.

Do të jetë një ndërtesë multifunksionale ku do të ketë edhe zonë tregtare, një hotel, një kullë që do të kthehet në simbol. Ai do të jetë funksional 7 ditë të javës. Ky stadium është një teatër i frymëzuar nga Roma e lashtë ku tifozi do të jetë pranë me fushën. Tirana për 2 vite do të ketë një stadium të ri

”, deklaroi Marco Casamonti, arkitekt.

Për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kjo arenë është një arritje ashtu si dhe kualifikimi në Euro 2016. “

Ky stadium dhe ky Europian është një faqe e parë se pavarësisht vështirësive nuk ka gjëra të paarritshme

”, deklaroi Duka.

Kryeministri Edi Rama tha se ku investim nuk do të rëndojë në financat e qeverisë apo federatës. “

As qeveria as Federata nuk do të shpenzojnë, pasi do të jetë një partneritet publik-privat. Do të jetë një investim prej 50 milionë euro

”, tha Rama.

Stadiumi i ri i Tiranës do t’i shtohet Elbasan Arenës dhe “Loro Boriçit” që pritet të përfundojë në qershor të këtij viti. Stadiumi “Qemal Stafa” do të shembet i tëri, përfshirë edhe fasadën, për të cilën ka patur diskutime me parë, dhe ndërtimi të riut do të bëhet nga kompania Alb-Star.

Endrit Sauku TV KLAN