Rama: Zgjatimi në Kosovë, portë hyrëse në Ballkan

Kompania hollaneze e kontraktuar për hartimin e projektit për Portin e ri Tregtar të Durrësit që do të zhvendoset në zonën e Porto-Romanos i ka prezantuar qeverisë shqiptare projekt-idenë në 3D.

Në projekt është parashikuar dhe një terminal i veçantë për Doganën e Kosovës.

Porti do të zërë një hapësirë prej 400 ha, ndërsa parashikimi është që në 10 vitet e para të arrijë të përpunojë 500 mijë kontenierë në vit.

Objektivi i qeverisë është që punimet për portin e ri të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa ambicia e saj është ta kthejë në portën më të madhe hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

Hapësira ku shtrihet aktualisht Porti Tregtar i Durrësit do të kthehet në një port turistik për jahte dhe varka.

Tv Klan