Makina evulon nga një sezon më parë

Pas McLaren, Alpha Tauri dhe Alfa Romeos, radhën për të prezantuar makinat e reja në Formula 1, e pati skuderia Red Bull. E quajtur RB16B, njëvendëshja ka evoluar në krahasim me sezonin e kaluar, ku ekipi austriak fitoi vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Konstruktorëve vitin e kaluar, ndërsa Max Verstappen zuri vendin e tretë pas dy pilotëve të Mercedes.

Holandezi 23-vjeçar, që fitoi garën e fundit sezonin e kaluar, do të bashkohet këtë vit me meksikanin Sergio Perez. Ndërsa Red Bull do të përdorë motorin Honda. Njësia e energjisë japoneze është risia kryesore për vitin 2021 të “Demave”. Pjesa tjetër e detajeve pritet të zbulohet në tre ditët e testimit të planifikuara nga 12 deri në 14 Mars në Bahrein.

RB16B do të dalë në një pistë të mërkurën më 24 Shkurt në Silverstone, me rastin e ditës së parë të prezantimit. Përveç Verstappen dhe Perez, edhe Alexander Albon do të jetë në pistë, i cili këtë vit do të jetë në rolin e pilotit rezervë. Qëllimi i Red Bull është të ngushtojë akoma më shumë diferencat me Mercedes dhe njëkohësisht të mbajë larg skuderitë e tjera konkurrente, ku rreziku numër një mbetet Ferrari.

Verstappen dhe Perez janë dy pilotë agresivë dhe me një makinë akoma më solide, mund të ngjiten shpesh në podium, pse jo, duke fituara edhe disa gara.

Klan News