Klubi i Ostin ka prezantuar Myrto Uzunin, i cili do të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Përveç interesimit të mediave, të shumtë ishin tifozët të cilët kishin shkuar në stadiumin e Teksasit për të parë sulmuesin kuqezi.

Klubi amerikan pagoi 12 milionë Euro për kartonin e Uzunit nga Granada, me shqiptarin që bëhet blerja më e shtrenjtë e Ostin si dhe një nga më të shtrenjtat në MLS.

Uzuni deklaroi se është gati që të luajë, por ky është një vendim që i takon trajnerit. Synimi i lojtarit kuqezi është që të fitojë trofe dhe të bëjë historinë me skuadrën amerikane.

“Kam dëshirë dhe jam i uritur për të fituar! Në çdo ndeshje do të futemi në fushë që të fitojmë, jo që të barazojmë. Do të jap gjithçka për këtë ekip! Dua të bëj historinë! Zgjodha MLS dhe doja të provoja veten! Kisha oferta të tjera, por fola me drejtuesit dhe jam shumë i lumtur që jam këtu! Por gjithnjë do ta mbështes Granadën! Është shtëpia ime”.

Lojtari theksoi se dëshiron që të bëjë tifozët e lumtur.

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja, folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thashë më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz lënë punën e tyre e vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”.

Tek Austin e vlerësojnë përvojën e Myrto Uzunit. Drejtori sportiv i klubit, Rodolfo Borel, tha se Uzuni është një lojtar që zhvillon një lojë dinamike dhe mund të luajë në çdo pozicion në sulm.

Lojtari 29-vjeçarka firmosur kotratën me klubin amerikan deri në fundin e 2027, me opsionin edhe për 1 sezon tjetër.

Klan News