Prezantuesen televizive e nxjerrin ‘zvarrë’ nga avioni

Posta

Prezantuesen televizive e nxjerrin ‘zvarrë’ nga avioni

19:33 31/10/2019

I quajti pasagjerët “fshatarë”

Një prezantuese dhe aktore u nxor nga avioni pas një sherri me pasagjerë të tjerë, të cilët i quajti fshatarë. Rusja Lidiya Velezheva shpërtheu në fyerje në ‘business class’, vetëm pak çaste përpara se avioni të nisej për fluturim. Sipas asaj që shkruan britanikja Mirror, avioni u detyrua të rikthehej në terminal, në Moskë.

Sipas mediave lokale, ajo bërtiste: “Unë jam aktore dhe me gjasë ju jeni fshatarë sepse me gjasë e keni blerë biletën nga halli, ndërsa unë e bleva time për 2,475 paund kesh”.

Lidiya udhëtonte drejt Tel Avivit për të marrë pjesë në një shfaqje. Më herët avioni ishte vonuar për dy orë për shkaqe teknike dhe ajo ishte ankuar se e kishin mbajtur 20 minuta në autobus pa pallto.

Në pamjet e publikuara në mediat ajo shihet teksa shoqërohet nga avioni nga policia dhe futet në një minibus. Boeing 777 u nis më vonë drejt Izaelit pa prezantuesen. Sipas raportimeve ajo u përplas fizikisht me pasagjerët e tjerë dhe nisi t’i fyente ata dhe stafin e avionit. Në një pikë një grua e tërhoqi Velezhevan nga flokët.

Aktorja dhe prezantuesja 53-vjeçare është e martuar me aktorin Alexey Guskov dhe ka dy djem të rritur. Pasagjerët e avionit deklaruan pas incidentit se ajo ishte e dehur, por bashkëshorti i saj tha se ajo kishte marrë ilaç gjumi./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi