Teksa prezantonte direkt motin në BBC, 33-vjeçarja Rachel Mackley ka kërkuar falje, duke thënë se po i bie të fikët.

Ajo shfaqet në video në gjendje jo të mirë dhe pasi tërhiqet prapa, plani i kamerave ndryshohet menjëherë duke kaluar tek kolegët e saj.

Stafi i lajmeve të BBC, njoftoi më pas se gjendja shëndetësore e Rachel ishte e mirë pas tronditjes që ajo pati./tvklan.al