Prezantuesi i njohur amerikan Jimmy Fallon ka kërkuar falje për një skeç që ka bërë në vitin 2000.

Fallon shfaqet aty i lyer në make-up me të zezë në një nga shfaqjet e Saturday Night Live.

Fillimisht në internet u bë virale një klip ku shfaqej Fallon. Kjo gjë bëri që shumë njerëz t’i kërkojnë atij dorëheqjen nga emisioni që drejton.

Por në një postim në rrjetet sociale, ai tha se nuk ka asnjë justifikim për veprimet e tij dhe falenderoi publikun që e mbajti të përgjegjshëm.

Fallon shfaqej me fytyrën e errësuar duke imituar aktorin Chris Rock.

“Në 2000-shin, mora në vendim të tmerrshëm për të imituar Chris Rock ku bëra make-up për të nxirë fytyrën. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Më vjen shumë keq që mora këtë vendim fyes dhe faleminderit të gjithëve që më keni mbajtur përgjegjës”, shkruante ai.

Kujtojmë që disa politikanë dhe figura mediatike janë përfshirë në skandale të tilla./tvklan.al