Prezantuesja e motit, Alba Hoxha zbuloi për emisionin “Rudina” në Tv Klan se në këto kohë pandemie ka zgjedhur që çdo ditë të vijë me biçikletë në punë. Në një lidhje direkte nga oborri i Klan, Alba Hoxha teksa vinte me biçikletën e saj tha se në këtë mënyrë ajo mban trupin e saj në formë si dhe këshilloi se biçikleta është mjeti më i sigurtë transporti në këto ditë ku qarkullon Covid-19.

Gjatë intervistës, ajo zbuloi dhe pasionin e saj për gatimin si dhe recetën e saj të preferuar si byreku me hithra. Mesa duket, përveçse është një balerinë dhe prezantuese televizive, Alba Hoxha paska një tjetër pasion, atë të gatimit.

Ndër të tjera, moderatorja tha se është kujdesur gjithë kohës për t`u mbrojtur nga virusi. Ajo tha se kishte frikë vetëm për prindërit. “Prindërit i kam kyçur brenda në shtëpi”, u shpreh Alba duke bërë shaka. /tvklan.al