Paola Perego, nga skena e “Dance With Me 5” në Tv Klan, ka vlerësuar shqiptarët dhe i konsideron një popull bujar.

E ftuara speciale në finalen e “DWM”, Paola thotë se shqiptarët dhe italianët janë njësoj, kanë të njëjtën kulturë dhe janë i njëjti popull. Ndërsa vlerëson faktin që shqiptarët shikojnë edhe televizionet e programet italiane. Për të, është hera e dytë që vjen në Shqipëri, ndërsa prezantuesja Alketa Vejsiu la të kuptohet që kjo nuk do të jetë hera e fundit e saj në vendin tonë.

Paola Perego:

Mirëmbrëma! Sa mirë që jam këtu. Ju dua shumë. Faleminderit! Doja të thoja që është një shtet fantastik, nuk e dija që e shihnin televizionin italian. Unë mendoj se jemi i njëjti popull, kemi të njëjtën kulturë, jemi vërtetë njësoj. Jemi të gjithë italianë dhe shqiptarë bashkë.

Prezantuesja e njohur në shtetin fqinj foli ndër të tjera edhe për karrierën e saj të gjatë në televizionet italiane.

/tvklan.al