Kompozitori i njohur, Kledi Bahiti ka festuar ditëlindjet dhe urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe familjarë.

Por vëmendjen e ka tërhequr postimi i prezantueses Pejana Elezi, e cila ka konfirmuar lidhjen me kompozitorin, por edhe faktin se është shtatzënë dhe shumë shpejt do vijë në jetë fëmija i tyre.

Deri para disa kohësh dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit, të duam shumë”, shkruan Pejana./tvklan.al