Rebecca Maddern nuk mundi t’i mbante lotët teksa shihte një video prekëse në programin e drejtuar prej saj Weekend Today.

Prezantuesja australiane tregoi se e kishte parë edhe dy herë të tjera videon përpara se ta shfaqte në program dhe të gjitha herët e kishte të pamundur të mbante lotët.

Pamjet tregonin një vajzë 3-vjeçare e cila ribashkohej me prindërit pasi ishte ndarë prej 6 muajsh në shtete të ndryshme për shkak të mbylljes së kufijve, si pasojë e koronavirusit.

Kjo është hera e tretë që e kam parë këtë video dhe ende qaj”, tha Rebecca, ndërsa shtoi: “Imagjino të mos kesh mundësinë të shohësh vajzën tënde të vogël për 6 muaj dhe të ndodhesh në një shtet tjetër në kohë pandemie”./tvklan.al