Prifti dhunohet nga punëtori i rrugës (Video)



Prifti dhunohet nga punëtori i rrugës (Video)

12:45 18/01/2021

Një qytetar është rrahur nga një punëtor i një rruge në qytetin e Lezhws. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Albert Loçi, ka treguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se qytetari i dhunuar është Koço Kapedani.

Emisioni “Stop” ka mësuar se ai është prift i Kishës Ortodokse. Siç duket nga pamjet, prifti dhe punëtori debatojnë fillimisht dhe pas një përleshje, ky i fundit e godet me një send të fortë.

Si pasojë i goditjes i moshuari vendos duart në kokë dhe është një person tjetër që e mban në këmbë për të mos rënë. Videoja është filmuar nga kamera amatore./tvklan.al






Të ngjashme