159 viktima dhe 5928 të infektuar në 30 ditë

Muaji Prill ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të shifrave të pandemisë së Covid-19 në Shqipëri. Ndryshe nga muaji Mars, gjatë muajit që lamë pas janë regjistruar shumë më pak viktima dhe raste të reja.

Bazuar në shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në muajin Prill janë regjistruar 159 viktima  nga koronavirusi përkundrejt 439 jetëve të humbura në Mars të këtij viti.

Rënie drastike kanë pësuar rastet e të infektuarve të rinj nga njëri muaj në tjetrin.  5928 raste të reja janë regjistruar në Prill, ndërsa në Mars kjo shifër ishte 17.987 të infektuar në total.

E vetmja shifër për të cilin muaji Mars vijon të mbajë rekordin e kësaj pandemie është numri i lartë i të shëruarve. Nëse do t’ju referohemi shifrave kemi 20983 të shëruar në Mars , ndërsa në Prill vetëm 18.067 persona.

26 Prilli është dita që shënon edhe numrin më të ulët të infektimeve dhe viktimave për këtë vit, me vetëm 69 raste të reja dhe 1 humbje jete.

Tv Klan