Primaret e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës nuk kanë ende një emër fitues pasi 2 kandidatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë shkuar në një balotazh që do të mbahet më 11 Dhjetor.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi ka bërë të ditur se Belind Këlliçi ka marrë 4040 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti ka marrë 2196 vota.

Vokshi thekson se duke qenë që asnjëri prej 7 kandidatëve nuk ka marrë 50 plus 1% të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh mes Këlliçit dhe Alimehmetit që është caktuar nga kryesia e PD-së me datë 11 Dhjetor.

Albana Vokshi:  Numri total i votuesve që kanë votuar për primare në Tiranë është 8470. Vota të vlefshme – 8441. Vota të pavlefshme – 29.

Adriana Kalaja – 128 vota.

Belind Këlliçi – 4040 vota.

Enkeleida Fejzo – 66 vota.

Fatmir Merkoçi – 35 vota.

Gert Bogdani – 1819 vota.

Ilir Alimehmeti – 2196 vota.

Julian Deda – 157 vota.

Nga përllogaritja, rezulton që asnjëri prej 7 kandidatëve nuk ka marrë 50 plus 1% të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit. Balotazhi me vendim të kryesisë është caktuar për 1 javë, më 11 Dhjetor./tvklan.al