Kandidati i PD-së për primaret në Tiranë, Belind Këlliçi, u shpreh pasi votoi se ky proces demokratizon edhe më shumë Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Këlliçi tha se ka ardhur momenti që e gjithë vëmendja të kthehet tek qytetarët.

“Këtë radhë, dita e sotme është një festë demokraci, është një fuqizim i demokracisë, fuqizim i simpatizantëve dhe një proces, i cili forcon dhe demokratizon edhe më shumë PD-në. I uroj të gjithë kandidatëve të tjerë në garë, jo vetëm atyre të gjashtëve që janë me mua, që të jemi një ekip më 14 Maj dhe u uroj të gjithëve suksese dhe gjithë kandidatëve të tjerë që kanë hyrë në këtë proces primaresh u uroj suksese dhe beteja jonë e përbashkët e të gjithë demokratëve dhe opozitarëve është data 14 Maj, data në të cilën çdo qytetar shqiptar duhet të votojë kundër një regjimi që është instaluar përdhunshëm në këto 10 vite, por mbi të gjitha në këto 4 vitet e fundit ne kemi humbur çdo kontakt me pushtetin lokal qytetarët anë shërbimet më të këqija që mund të kenë pasur ndonjëherë. Ka ardhur momenti që e gjithë vëmendja të kthehet tek të gjithë qytetarët”, u shpreh Këlliçi./tvklan.al