“Biseda joproduktive, marrëdhënia është thyer”

Princi Harry ka folur me vëllanë e tij Williamin dhe babanë e tij, Charles, që prej intervistës së tij me Oprah Winfrey, por biseda ka qenë “joproduktive”, bëjnë me dije burime brenda Dukës dhe Dukeshës.

Mikesha e çiftit ka thënë se ajo ka folur me Harryn dhe Meghanin “për të parë sesi po ndihen”.

“Harry ka folur me vëllanë dhe babanë e tij. Nga ajo që kam kuptuar është se biseda nuk ka qenë produktive. Por ata janë të lumtur që së paku kanë filluar të bisedojnë”, ka bërë me dije mikesha e Harry dhe Meghan.

Gjatë intervistës së çiftit me Winfrey, Harry ka thënë se marrëdhënia me të dy virtualisht është thyer, duke pranuar që ai rrallë flet me vëllanë dhe babanë e tij.

Gjithashtu burimet kanë thënë se ata janë të zhgënjyer me përgjigjen e Buckingam Palace për intervistën e tyre.

Pallati mbretëror u shpreh javën e kaluar se komentet e Meghanit janë shqetësuese, sidomos kur është pyetur për ngjyrën e lëkurës së bebes, por kjo do të adresohet privatisht nga familja.

Klan News