Princi Anglisë, Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, kanë zyrtarizuar lidhjen e kontratës me gjigandin e platformës filmike Netflix.

Ish-Duka dhe Dukesha e Sussex, që momentalisht po jetojnë në shtëpinë e tyre në Santa Barbara, dhanë dorëheqjen nga detyra e tyre mbretërore në Mars të këtij viti dhe vendosën të nisin karrierat e tyre personale në Hollywood.

Çifti ka themeluar një kompani, emrin i të cilës nuk është bërë ende me dije dhe zyrtarizuan lidhjen e kontratës me gjigandin filmik Netflix, që do t’i paguajë ata për dokumentare, programe për fëmijë, filma, sipas burimeve të New York Times.

Në një deklaratë, ata u shprehën: Fokusi ynë kryesor do të jetë në krijimin e materialeve informative dhe shpresëdhënëse. Si prindër të rinj, për ne ka rëndësi të ndërtojmë programe motivuese familjare.

Pavarësisht se Meghan dhe Harry mund të dalin në kamera gjatë xhirimeve të dokumentarëve, aktorja e Suits ka thënë dhe më herët se nuk do t’i kthehet më profesionit të saj të vjetër. /tvklan.al