Princ Harry dhe Meghan Markle dëshirojnë që vajza e tyre, Lilibet të pagëzohet përpara Mbretëreshës, në kështjellën Windsor, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë vizitës së Princit në Britani për eventin e statujës së Princeshë Dianës, “ai e bëri të qartë qëllimin e tij për vajzën dhe shpreson në realizimin e një ceremonie mbretërore, njësoj sië u veprua për vëllanë e saj”, tha një burim për “Daily Mail”. “Ata nuk e kanë problem të presin derisa rrethanat të jenë të volitshme”, shtoi burimi.

Nëse pagëzimi kryhet në Mbretërinë e Bashkuar, do të ishte hera e parë që Meghan do të kthehej pasi heqjes dorë nga detyrat mbretërore dhe shpërnguljes në SHBA vitin e shkuar./tvklan.al