Nuk mjaftoi një intervistë për t’i thënë të gjitha

Tashmë që prej një viti Duka i Sussex, Princ Harry ka përgatitur  biografinë e tij me ndihmën e gazetarit të famshëm dhe fitues të çmimit “Pulitzer” John Joseph Moehringer. Ky libër pritet të shkaktojë një “tërmet” në pallatin mbretëror pasi është shkruar fshehurazi.

Sipas burimeve pranë Dukës së Sussex, ka shitur të drejtat e biografisë së tij, e cila përmban shumë zbulime për jetën e tij me familjen mbretërore. Kjo është e njëjta shtëpi botuese që ka botuar librin e parë për fëmijë të Megan Markle me titull “Stoli”.

Emri i Moehringer garanton suksesin e librit, pasi gazetari dhe autori qëndron pas biografive të suksesshme të legjendës së tenisit Andre Agassi, bashkëthemeluesit të “Nike” Phil Knight dhe autobiografisë së tij “The Tender Bar”, që u bë një film i drejtuar nga George Clooney me protagonist Ben Affleck.

Libri është gati dhe pritet të dalë në fund të vitit 2022. Shtëpia botuese jep një shije të librit të dekadës, sipas “Page Six”, duke shkruar në faqen e saj të internetit se Harry me biografinë e tij pritet të ndajë përvoja për herën e parë, aventurat, humbjet dhe mësimet e jetës, që e ndihmuan atë të formonte karakterin e tij. Libri i ri do të mbulojë jetën e gjakut blu britanik nga fëmijëria e tij deri më sot, ekspozimin në vëmendjen e publikut, shërbimin e tij në ushtri dhe gëzimin që ndjeu kur u bë burrë dhe baba.

Klan News