Përballë Oprah Winfrey, janë thënë gjëra tronditëse

Princi Harry dhe dukesha Meghan Markle kanë pranuar intervistën me prezantuesen ikonike televizive, Oprah Winfrey.

Në klipin 30 sekondësh që lajmërn intervistën, Winfrey shpjegon se intervista është e përgjithshme dhe nuk ka tema të cilat çifti i ka ndaluar t’i diskutojnë.

Megjithëse ne klipin e parë të intervistës Meghan Markle nuk dëgjohet duke folur, Princi Harry deklaron se frika e tij më e madhe ishte që historia të përsëritej, duke iu referuar nënës së tij të ndjerë, Princesha Diana.

“Unë thjeshtë jam i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu bashkë me gruan time, për të biseduar me ju, sepse nuk mund ta imagjinojë si mund të ketë qenë për të, ta tejkalojë gjithë këtë proces e vetme për disa vjet. E gjithë kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për ne të dy, por të paktën e kemi pasur njëri-tjetrin pranë”, thotë Princi Harry.

Ndër të tjera, vëmendje të madhe në këtë intervistë po merr edhe dukja e Dukeshës së Sussexit, e cila e shënon paraqitjen e parë publike prej se u bë i ditur lajmi se është në pritje të fëmijës së dytë. 39-vjeçarja Markle dukej elegante e veshur me një fustan të zi të ilustruar me lule të bardha në kraharor dhe një rrip i cili e theksonte barkun e fryrë të ish-aktores.

Intervista ekskluzive e çiftit më të ndjekur mbretëror me Operah Winfreyn, do të transmetohet të dielën e 7 marsit .

Klan News