Duka i Sussex ka bërë thirrje që vaksinat të “shpërndahen në çdo vend të botës”, në një koncert bamirësie të mbushur me yje botërorë në Los Angeles.

Princi Harry u shfaq së bashku me dhjetëra të famshëm në eventin Vax Live, një performancë bamirësie në ndihmë të përpjekjeve ndërkombëtare të vaksinimit kundër Covid-19.

Drejtuar nga këngëtarja Selena Gomez, në koncertin e bamirësisë përformuan artitët Jennifer Lopez dhe Foo Fighters. Ndërkohë që ka mbajtuar edhe një fjalim Presidenti i SHBA Joe Biden me një video të regjistruar.

Duke i’u drejtuar mijëra të pranishmëve të vaksinuar plotësisht në Stadiumin SoFi në Los Anxhelos, Princi Harry vlerësoi përpjekjet e punonjësve të kujdesit shëndetëor gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Kjo është një festë e secilit prej jush këtu, punëtorëve të vaksinuar të vijës së frontit në audiencë dhe miliona heronjve të vijës së frontit në të gjithë botën”, tha ai.

Kjo ishte dalja e parë publike e dukës që nga varrimi i gjyshit të tij, Princit Phillip më 17 Prill. Çifti Harry-Meghan kishin rolin kryesor në Vax Live, të organizuar nga grupi anti-varfëri Global Citizen. Performanca që bashkon artistë nga e gjithë bota do të transmetohet më 8 Maj në kanale të ndryshme televizive, si edhe në YouTube.

Klan News