Princ Harry është parë për të parën herë që nga intervista me Oprah, me një biçikletë elektrike pranë shtëpisë së tij 10 milionë £, në Kaliforni.

Ai ishte në rrugë më një biçikletë shumë të shtrenjtë, i ndjekur nga një ekip sigurie.

Kujtojmë se intervista e tij dhe Meghan me Oprah Winfrey dy javë më parë, solli shumë reagime dhe kritika, duke lënë lidhjen e Princit me Familjen Mbretërore të varur në një fije të hollë.

Megjithatë, duket se Harry është lehtësur disi, pasi burime pranë Mbretëreshës Elizabeth thanë se ajo është ‘e trishtuar por jo e zemëruar’, për intervistën, duke u zotuar privatisht se do të qëndrojë pranë Harry-t./tvklan.al