Në muajin Tetor Elia Zaharia dhe Princ Leka janë bërë prindër të një vajzë që i vendosën emrin Geraldina.  Ditën e sotme çifti ka zbuluar për herë të parë portretin e vajzës në disa foto të realizuara pranë pemës së Vitit të Ri.  

Elia i ka publikuar këto foto në Facebook me një mbishkrim ku i uron të gjithëve gëzuar Krishtlindjet dhe shprehet se këtë vit vajza e tyre ia ka ngrohur edhe më shumë këto festa.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia krahas fotove. /tvklan.al

Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë…

Posted by Elia Zaharia Zogu on E mërkurë, 23 Dhjetor 2020