Për herë të parë luhet në qytetin e Durrësit
“Princesha e akullit”, do të luhet për herë të parë në Durrës dhe për herë të parë nga trupa e baletit klasik të Ukrainës.
Edhe pse të ndodhur në luftë, artistët nga Ukraina me artin e tyre janë në kërkim të dashurisë dhe paqes, ndaj edhe ky balet, vjen si një akt që do të transmetojë veçanërisht këtë mesazh.
“E mora këtë nismë për të sjellë një histori dashurie, një atmosferë përralle për të sjellë diçka edhe nga kultura e vendit tim. Zgjodha Shqipërinë dhe veçanërisht Durrësin duke menduar komoditetin e trupës për t’u kënaqur dhe argëtuar me plazhet dhe bukuritë që ka ky qytet”, tha prima balerina Iryna Khandazhefskyi.
Ky balet klasik, ishte një sfidë për koreografin që për herë të parë, bashkëpunon me këtë trupë dhe me këtë zhanër.
“Punoj për herë me këtë trupë balerinësh dhe për herë të parë po vë në skënë një premirë klasike. Për mua është një eksperiencë e bukur, pasi është hera e parë që e bëj. Dhe ndjehem i lumtur që këtë premirë po e vendosim në Durrës, në Shqipëri”, u shpreh koreografi Andreas Hise.
“Princesha e akullit” është një histori romantike dhe bashkë me muzikën e Mozart, të Vivaldit dhe jo vetëm do të shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” më 30 korrik.
Tv Klan