Publikon përrallën e parë “Trëndafili i bardhë” për Mbretëreshën Geraldinë

Në programin “Rudina” ka qenë e ftuar princeshë Elia Zaharia. Ajo ka prezantuar librin e saj të parë, përrallën “Trëndafili i bardhë”. Kjo është përralla e parë e shkruar në shqip për Mbretëreshën Geraldinë, e cila mund të lexohet jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit. Bëhet fjalë për një libër interesant, me skica mjaft të veçanta në përmbajtje.

Princeshë Elia ka mbledhur informacione, jo vetëm nga librat, por edhe nga bashkëshorti i saj, Princ Leka për të sjellë historinë e Mbretëreshës Geraldinë. Kjo përrallë është e ilustruar me anë të disa skicave që ndihmojnë të përfytyrohet realiteti, që Princeshë Elia kërkon të sjellë nëpërmjet kësaj përralle.

Unë jam një vajzë e rritur me shumë përralla, më kanë lexuar gjyshet, më ka lexuar mami, vetë pastaj kam lexuar dhe vazhdoj dhe lexoj përralla. Më pëlqen zhaneri i përrallës shumë dhe mendoj se nuk ka moshë për përralla, unë të paktën. Unë kam pasur një gjyshe nga ana e mamit, e cila fëmijërinë e vet e pati në kohën e mbretërisë dhe në kujtimet e saj si vajzë e vogël, ajo mbante mend këtë dasmë përrallore dhe këtë mbretëreshë të bukur europiane. Erdhi dhe në një farë mënyre solli një moment dritë shumë të bukur tek ai brez, tek ata fëmijë. Dhe në mendjen time, gjatë gjithë këtyre viteve pranë Princ Lekës kam parë si historia, pjesa e mbretërisë është trajtuar në mënyrë historike, politike dhe kam ndjerë që i ka munguar kjo hallkë për të plotësuar një pazëll sepse sigurisht është një periudhë e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, mirëpo ka edhe dimensionin  përrallor brenda. Mendoj se fëmijët e kanë merituar dhe e meritojnë një këndvështrim të bërë posaçërisht për ta, sepse në fund fare është një mbretëri, ka një mbretëreshë të bukur dhe meriton të vijë si përrallë”.

Titulli i përrallës është zgjedhur “Trëndafil i bardhë” për shkak se të gjithë e thërrisnin Mbretëreshë Geraldinën me këtë epitet, pasi ajo shpesh krahasohej me trëndafilin e bardhë.

Ky libër do të jetë pjesë e Panairit të Librit të 22-të, në datat 13-17 Nëntor./tvklan.al