Fondi ishte për familjen mbretërore, Amalia: Nuk i meritoj

Qeveria holandeze ka caktuar për familjen mbretërore një fond prej 1.6 milionë Euro në vit në momentin kur pjesëtarët e familjes mbretërore të mbushin 18 vjeç. Për këtë arsye më 7 Dhjetor të këtij viti Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e mbretit Ëilliam Alexander dhe mbretëreshës Maxima, do të mundet ta përfitojë këtë shumë parash pasi mbush 18 vjeç.

Por princesha ka refuzuar pasi ajo mendon se nuk ka bërë asgjë për t’u merituar ato para, për më tepër në këto kohë të vështira që bota po kalon për shkak të pandemisë. Pas këtij vendimi Catharina Amalia i ka dërguar letër kryeministrit holandez Mark Rutte.

Më 7 Dhjetor 2021 do të bëhem 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Kjo është diçka jo etike, veçanërisht për kohët që po jetojmë ndaj dhe unë dua t’i ofroj sado pak ndihmë studentëve të tjerë të cilët po përjetojnë një periudhë shumë më të vështirë për shkak të Covid-19.

Unë dua t’i fitoj ato para dhe t’i mos i marr me pa të drejtë”, shkruhet midis të tjerave në letrën e princeshës.

Klan News