Princesha Charlene po trajtohet në një klinikë speciale, në përpjekje për të rifituar forcat e saj fizike dhe mendore bëhet me dijë nga The Sun. 43-vjeçarja nënë e binjakëve Gabriela dhe Jacques, thuhet se ka mbështetjen e plotë të Vladimir Doronin, miliarder rus dhe ish-partneri i supermodeles së famshme Naomi Campbell.

Britanikja The Sun  citon burime sipas të cilave Princesha Charlene ka qenë në kontakt me Doronin që kur ajo u pranua në një njësi trajtimi për çështje të panjohura mjekësore, në një vend që nuk zbulohet nga Principata e Monakos. Më herët pasi u kthye në atdheun e saj nga Afrikën e Jugut, javën e kaluar, Charlene kaloi 11 ditë në Monako me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Princin Albert, përpara se të shtrohej në spital, duke ndjekur këshillën e familjes mbretërore.

Princ Albert, i cili ka marrë përsipër rritjen e gjashtë vjeçarëve binjakët Gabriella dhe Jacques, tha për mediat se gruaja e tij “kuptoi kishte nevojë për ndihmë.”  Sipas gazetës britanike “The Sun”, Princi Albert ka pohuar se gruaja e tij nuk ka mundur të përballojë detyrat e saj zyrtare, jetën në përgjithësi apo edhe familjen.

Klan News