Një tjetër princeshë japoneze heq dorë nga titujt e perandorisë për dashurinë. 28-vjeçarja Ayako, është martuar me 32-vjeçarin Kei Moriya, nëpunës në një shoqëri postare. Ceremonia është mbajtur në tempullin Miji Jingu në Tokio në përfundim të të gjithë ritualeve tradicionale të monarkisë së lashtë.

Princesha, e cila është mbesë e Perandorit Akihito, gjithsesi ka trashëguar rreth 1 milionë dollarë. Aktualisht familja mbretërore japoneze përbehet nga 19 pjesëtarë. Vitin e kaluar edhe Princesha Mako hoqi dorë nga titujt e saj për të kurorëzuar dashurinë e saj me një djalë të thjeshtë dhe pa tituj.

Ndërkohë perandori Akihito pritet të plotësojë procesin e abdikimit në 30 Prillin e ardhshëm, për  të kaluar pushtetin në duart e princit të kurorës, djalit të tij Naruhito.

Klan Plus