Kritika të forta pas dyshimeve për përfshirje në skandalin “Epstein”

Princi Andrew i Britanisë së Madhe thotë se do të tërhiqet së shpejti nga të gjitha postet publike.

Vendimi i tij erdhi pas dyshimeve për përfshirjen në aferat e miliarderit Epstein, i cili vrau veten në Gusht.

Ai ndodhej në paraburgim në pritje të nisjes së procesit gjyqësor me akuzat e trafikimit për prostitucion të minorenëve.

Disa prej viktimave të trafikut kishin dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se Epstein i kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me Princin Andreë, i cili kishte miqësi me të.

Andrew, djali i dytë i Mbretëreshës Elizabet, nuk e ka mohuar miqësinë me Epstein, por ka mohuar kategorikisht aferat e dyshuara seksuale. 

Tv Klan