Çdo ditë e më shumë familja mbretërore vjen me lajme të reja. Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë rënë dakort që të mos bëjnë më shumë se dy fëmijë. Rreth dy muaj më parë anëtarët e familjes mbretërore britanike  mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

Nëse çifti u qëndron besnik planeve të veta për familjen, djali i vogël do të ketë vetëm një motër ose vëlla.

Duka foli në një intervistë për British Vogue për pasionin e tij rreth gjeneratës së re, ndryshimet klimaterike dhe dashurinë e tij për natyrën.

Prince Harry u shpreh se të qenit prind  është një ndër gjerat më të bukura dhe se dy fëmijë është mëse e mjaftueshme.

Çifti mbretëror ia vendosën emrin djalin e tyre  Archie Harrison Mountbatten-Windsor, por zgjodhën të mos përdornin asnjë titull mbretëror foshnjën e tyre të parë.

Sipas mediave britanike ky është një tregues i fortë që Meghan dhe Harry dëshirojnë që Archie të jetë një fëmijë normal./Klan Plus