Mbreti Charles injoron pyetjet e gazetarëve për dokumentarit e çiftit

Netflix njoftoi të enjten publikimin e dokumentarit ‘Harry dhe Meghan’ duke publikuar një klip të shkurtër ku tregohet  se si filloi historia e dashurisë së një nga çifteve më të famshme në botë.

Ishe vonë”, i kujtoi Meghan, Princit Harry teksa po intervistoheshin krah për krah në një divan.

Ajo zbuloi gjithashtu se si vonesa e Princit Harry pothuajse e largoi atë nga ai, sepse Meghan nuk donte të dilte me një djalë që ka kaq shumë ego sa  e lë një vajzë të presë gjysmë ore në takimin e parë.

Po ndërsa dokumentari ka ngjallur inters të madh për fansat nuk mund të thuhet e njëjta gjë për familjen mbretërore. Në këto pamje mund të shihet se si një gazetar e pyet mbretin Charles nëse e ka parë dokumentarin dhe nëse e ka takuar Princin Harry.

Por ai vazhdon i qetë duke kryer angazhimet e tij si mbret  në një kishë dhe qendër komunitare në Londër . Që kur Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore dy vjet më parë dhe u transferuan në Kaliforni, ata kanë kritikuar ashpër monarkinë britanike dhe kanë bërë  akuza për racizëm të cilat  familja mbretërore  i ka hedhur poshtë.

Klan News