Pas akuzave kundër medias për shkelje të privatësisë

Princi Harry i Britanisë dhe këngëtari Elton John janë paraqitur në Gjykatën e Lartë të Londrës që prej së hënës në një proces gjyqësor kundër botuesit të gazetës Daily Mail për vite të tëra, të dyshuar për përgjime telefonike dhe shkelje të privatësisë.

Në betejën e tij të fundit ligjore, Princi Harry bashkohet me gjashtë pretendues të tjerë, përfshirë këngëtarët Elton John dhe Elizabeth Hurley, kundër Associated Newspapers Limited për shpërdorim të informacionit personal. Ata pretendojnë se ishin viktima të “akteve të shumta të paligjshme” të kryera nga gazetarë ose hetues privatë që punonin në emër të ANL.

Associated Newspapers, në një deklaratë, i mohoi kategorikisht akuzat.  Një seancë paraprake katërditore në Gjykatën e Lartë, në Londër do të nisë shqyrtimin e argumenteve ligjore dhe një gjyqtar do të vendosë nëse çështja do të vazhdojë më tej.

Ndërhyrja në media ishte një nga arsyet që Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, u cituan për tërheqjen nga detyrat mbretërore dhe lëvizjen në Kaliforni për të krijuar jetë dhe karriera të reja.

Klan News