Princi Harry “thyen” heshtjen

Posta

Princi Harry “thyen” heshtjen

17:55 21/10/2019

Thashethemet për mosmarrëveshje midis Dukës së Sussex dhe Dukës së Kembrixhit, pikërisht midis vëllezërve Harry dhe William, kanë filluar të qarkullojnë në mediat rozë prej disa javësh.

Së fundmi, princi Harry në një intervistë të dhënë ka folur edhe për marrëdhënien e tij me vëllain William. Ai ka konfirmuar se ata kanë marrë rrugë të ndryshme, por pavarësisht kësaj, ai do jetë gjithmonë aty për William.

Për shkak të rolit, punës, kjo familje është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në mënyrë të pashmangshme, ju e dini, gjërat ndodhin. Por ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë vëllezër. Ne jemi sigurisht në drejtime të ndryshme tani, por unë gjithmonë do të jem këtu për të, ashtu siç e di që ai do jetë gjithmonë për mua.

Ne nuk e shohim njëri- tjetrin si më parë sepse jemi shumë të zënë. Por, unë e dua atë shumë. Ju e dini se shumica e lajmeve krijohen nga asgjëja. Si vëllezër ke ditë të mira, por ke edhe ditë të këqija”, shprehet princi Harry. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT