Princi i Arabisë paralajmëron rritje të çmimit të naftës

Posta

Princi i Arabisë paralajmëron rritje të çmimit të naftës

22:28 30/09/2019

Kërkon ndërhyrjen e shteteve të mëdha për të frenuar sulmet e Iranit

Sulmi që ndodhi në rafineritë e naftës në 14 Shtator ka ngjallur reagime të ashpra. Këtë here është Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, që ka deklaruar se çmimet e naftës mund të rriten shumë nëse ndaj Iranit nuk merren masa të menjëhershme.

“Nëse bota nuk merr qëndrim të ashpër për të ndalur Iranin, ne do të shohim përshkallëzim të situatës që do të kërcënojë interesat botërore. Furnizimet do të ndërpriten dhe çmimet e naftës do të rriten me një ritëm të paimagjinueshëm që nuk e kemi parë asnjëherë”.

Në intervistën 60 minutëshe në CBS News, Princi saudit u shpreh se do të preferonte zgjidhjen politike dhe jo atë ushtarake, sepse kjo e fundit do të rezultonte me shkatërrim të ekonomisë globale.

Udhëheqësi i Arabisë Saudite e ka cilësuar veprimin mbi rafineritë, si një akt lufte dhe ka kërkuar mbështetjen e liderëve të tjerë botërorë që të dënojnë Iranin.

Gjatë intervistës ai iu rikthye edhe çështjes për gazetarin Jamal Khashoggi, i cili mbeti i vrarë në 2 Tetor të 2018.

Ai pranoi se përgjegjësinë mbi vrasjen, por mohoi që të jetë ai personi që ka urdhëruar një akt të tillë. Khashoggi, ishte një gazetar që punonte për Washington Post dhe njihej si një kritik i Mohammed Bin Salman.

Klan Plus


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT