Princi paketon dhe shpërndan ushqime për veteranët…

Princi paketon dhe shpërndan ushqime për veteranët…

17:35 18/11/2020

Princi Harry është parë i veshur me xhinse dhe me një maskë fytyre, në lagjen e vjetër të Meghan. Ai është parë me qese në duar ndërsa shpërndante fruta të freskëta dhe prodhime për fondacione jofitimprurëse që sigurojnë mbështetje për veteranët dhe familjet e tyre, kundër COVID-19.

Princi 36 vjeç, ishte bashkuar me vullnetarët për të paketuar dhe shpërndarë pako ushqimore si pjesë e një ngjarjeje të organizuar bamirësie.

Foton e Princit e kishte shpërndarë në Instagram fondacioni bamirës me mbishkrimin: “Sot patëm nderin të takohemi dhe të punojmë së bashku me Princin Harry, Duka i Sussex. Ai u bashkua me ne për të paketuar dhe shpërndarë ushqime për fqinjët tanë #Compton. Ai është shumë i përulur dhe i sjellshëm”.

Duka i Sussex, ka kaluar dhjetë vjet nga jeta e tij si pjesmarrës në forcat e armatosura.

Sipas agjencisë DailyMail, Princi i kishte bërë një kërkesë personale Pallatit Buckingham që t’i lejohej të vendoste një kurorë lulesh në Ditën e Përkujtimit me 11 Nëntor. Por, kërkesa i ishte refuzuar për faktin se ai kishte lënë detyrat mbretërore në muajin Mars.

Princ Harry, ishte parë për të fundit herë me Meghan Markle, duke organizuar një fotosesion në varrezat Kombëtare të Los Anxhelosit më 8 Nëntor, për të shënuar Ditën e Përkujtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita e çiftit në varreza ndezi polemika dhe shkaktoi kritika të furishme nga shumë njerëz që e cilësuan se çifti e kishin kthyer këtë ngjarje me rëndësi, në një “marifet publiciteti”./tvklan.al





Të ngjashme