Për herë të parë që pas eliminimit të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Riadit në Stamboll, reagon Princi i kurorës saudite Mohamed Bin Salman. I aluduar nga mediat si ideatori i vrasjes, princi e quajti ngjarjen të neveritshme dhe tha se përgjegjësit do të dalin përpara ligjit.

Mohamed Bin Salman: Princi i kurorës së Arabisë Saudite:

Ai krim ishte i dhimbshëm për të gjithë sauditët dhe njerëzit në mbarë botën. Ne e dimë se ka nga ata që duan përçarje mes nesh dhe Turqisë, por në fund do të flasë drejtësia.

Ekzekutimi i gazetarit kritik ndaj Arabisë Saudite ka kthyer të gjithë aleatët perëndimorë kundër Riadit. Donald Trump, i shquar si një ndër mbështetësit e mbretërisë, e konsideron vrasjen si të planifikuar dhe shume brutale.

Donald Trump, president i SHBA:

Gjithçka u krye shumë keq dhe përpjekja për të fshehur ngjarjen ishte ndër më të këqijat në histori. Dikush është me të vërtetë në telashe.

I pyetur nëse ka në plan vendosjen e sanksioneve, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se do të priste rezultatet përfundimtare të hetimeve. Zyrtarët sauditë thanë për CNN se qëllimi ishte që Jamal Khashoggi t’i jepej një qetësues gjatë marrjes në pyetje në ambasadë, por gjithçka shkoi keq.

Tv Klan