Princi William dhe Kate Middleton i befasuan fansat e tyre me një fotografi të re të Princeshës Charlotte për nder të një kauze të afërt dhe të dashur për ta.

Në foto, princesha 6-vjeçare mban me delikatesë një flutur ndërsa qëndron mes luleve shumëngjyrëshe.

“Ne donim t’i ndanim këto flutura të bukura ‘Peacock and Red Admiral’ si pjesë e iniciativës ‘Big #ButterflyCount’ që po zhvillohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,” shkruan Duka dhe Dukesha e Kembrixhit së bashku me postimin e fotografive të së shtunës, qe gjithashtu përfshinte fotografi nga afër të insekteve.

‘@Savebutterflies’ po na inkurajon të gjithëve t’i numërojmë këto krijesa të jashtëzakonshme sepse jo vetëm që janë krijesa të bukura përreth, por janë edhe jashtëzakonisht të rëndësishme,” shpjeguan ata.

“Fluturat janë pjesë vitale e ekosistemit njësoj si pjalmues ashtu edhe si përbërës të zinxhirit ushqimor. Shpresojmë se mund ta kaloni numrin e vitit të kaluar, @savebutterflies.” /tvklan.al