Duka dhe Dukesha marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të statujës së Dianës

Duka dhe dukesha e Cambridge organizuan ceremoninë e vonuar për zbulimin e statujës prej bronzi të princeshës Diana, e cila ndërroi jetë në një aksident me makinë në Paris më 31 Gusht 1997, në moshën 36-vjeçare. Në Pallatin Kensington u falenderuan donatorët e statujës së ngritur në Sunken Garden në rezidencë, ndërsa sipas burimeve mediatike britanike thuhet se princi 39-vjeçarWilliam ka mbajtur një “fjalim brilant” në emër të të dy vëllezërve dhe e ka pohuar se zbulimi i statujës në verë ka ndikuar pozitivisht në raportin e tyre.

Sipas gazetës, ata janë shprehur se ishte një ceremoni intime e ngrohtë dhe me një ndjenjë të vërtetë familjare, ndërsa kanë qenë prezent edhe 17 prej kumbarëve të tyre. The Sun shkruan se William mbajti një fjalim brilant duke shprehur falenderimet në emër të tij dhe Harry-t dhe duke treguar se sa të lumtur ishin ata me statujën.

Ai iu drejtua Harry-t me emër. Dy vëllezërit nuk kanë një marrëdhënie të mirë, por është e qartë se statuja e Princeshës Diana ka ndikuar në përmirësimin e komunikimit të tyre. Harry, 37 vjeç, dhe bashkëshortja Meghan, dukesha e Sussex-it, 40 vjeçe, që jetojnë në Santa Barabra nuk u kthyen në Londër. Megjithatë duket se Harry i ka kontaktuar ata që kontribuuan personalisht në statujë. Ky kujtim i princeshës Diana u realizua me idenë e dy princave një vepër e skulptorit Ian Rank-Broadley.

Klan News