Princi William: Gjyshi im, njeri i jashtëzakonshëm



Princi William: Gjyshi im, njeri i jashtëzakonshëm

21:38 12/04/2021

Duka i Kembrixhit e ka falënderuar Princin Philip pasi i qëndroi pranë kur Diana ndërroi jetë

Duka i Kembrixhit Princi William e ka përshkruar Princin Philip si një njeri të jashtëzakonshëm. Shekulli i jetës së gjyshit tim u përcaktua nga shërbimi  ndaj vendit të tij dhe Komonuelthit, ndaj gruas së tij Mbretëreshës dhe familjes sonë. Ndihem me fat që jo vetëm kisha shembullin e tij për të më drejtuar, por edhe praninë e tij në jetën si në kohëra të mira ashtu edhe ditë më të vështira.

Unë kurrë nuk do të marr si të mirëqenë kujtimet e veçanta që fëmijët e mi do të kenë gjithmonë nga stërgjyshi i tyre. Do të më marrë malli për gjyshin tim, por e di se ai do të donte që ne të vazhdonim punët që kemi, është shprehur Ëilliam në një deklaratë në Twitter.

William tha se ndihej me fat që kishte shembullin e Philip-it për ta udhëzuar dhe e lavdëroi gjyshin e tij për shfaqjen e dashamirësisë së madhe ndaj gruas së tij, dukeshës së Kembrixhit.

Ndërkaq Princi Harry ka mbërritur përsëri në Britani për varrimin e Philip i cili do të mbahet në 17 prill. Pallati Buckingham bëri të ditur se Meghan, e cila është shtatzënë, nuk do të marrë pjesë me këshillën e mjekut të saj. Harry, i gjashti në radhë për fronin do të karantinohet në përputhje me udhëzimet e koronavirusit në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë në funeralin ceremonial në Windsor Castle.

Ai ishte gjyshi im,  mjeshtër i Barbecue, legjenda e humori i Mbretërisë. Gjysh, faleminderit për shërbimin, përkushtimin tënd për gjyshen dhe për të qenë gjithmonë vetvetja“, është shprehur Harry.

Princi Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Për shkak të Covid-19 nuk do të ketë pritje të publikut  dhe funerali do të mbahet brenda terrenit të Kalasë Windsor dhe i kufizuar në 30 persona.

Klan News







Të ngjashme