Aktorët e njohur, Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku,

Sipas një burim për “Page Six”, mendohet se Mara është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga dyshja, por fotot e fundit të publikuara nxjerrin në pah barkun e rrumbullakosur të aktores.

Çifti gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie kanë qenë të izoluar në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Joaquin dhe Rooney, fillimisht u takua në setin e filmit “Her”, por lidhja midis tyre nisi në xhirimet e filmit “Mary Magdalene, në vitin 2018. Ndërsa në Korrik të vitit 2019, ata celebruan fejesën e tyre./tvklan.al